ATHINE- Papandreu do të përballet sot me votëbesimin e qeverisë së tij në parlament. Votëbesimi vjen një ditë pasi kryeministri grek Jorgo Papandreu nuk pranoi të jepte dorëheqjen por anuloi planet për organizimin e një referendumi për paketën e ndihmave të Bashkimit Evropian.
Debatet në parlament pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa votimi të bëhet në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
PAPANDREU
Papandreu tha se do ta linte mënjanë referendumin nëse do të merrte më shumë mbështetje në parlament për fondin prej 130 miliardë eurosh.
Deklarata e tij erdhi pasi partia opozitare, Demokracia e Re, tha se do ta mbështesë këtë plan të shpëtimit. Plani për organizimin e referendumit ngjalli debate të shumta pasi paketa e huave përfshinte edhe shkurtime të shumta buxhetore që janë pritur me pakënaqi të mëdha.
Analistët thonë se Papandreu mund të mbijetojë sot në votat e besimit, por që ditët e tij në pushtet janë të numëruara, raporton europa elirë.
NDERKOMBETARET
Udhëheqësit evropianë paralajmëruan Greqinë se në se nuk respektonte kushtet e paketës së ndihmave, ajo nuk do të merte fonde të tjera nga Bashkimi Evropian. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bënë presion Papandreut që ta zgjidhë çështjen sa më shpejt.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com