Greqi, sot votëbesimi i
qeverisë së Papademos

Greqi, sot votëbesimi i <br />qeverisë së Papademos
ATHINE-Parlamenti grek do të votojë sot qeverinë e re të drejtuar nga Lukas Papademos. Qeveria e re duhet të zbatojë reformat strikte të kërkuara nga ndërkombëtarët në këmbim të fondit që Greqisë i duhet për të shpëtuar nga falimentimi.

Qeveria e re përbërhet nga antarë të Partisë Socialiste, Partisë Konservative dhe asaj të Djathtë. Kabineti i ri do të ketë për detyrë të shtyjë përpara rritjen e taksave dhe shkrutimin e shpenzimeve.

Kryeministri i ri grek Lucas Papademos është shprehur optimist se me ndihmën partnerëve të saj Athina do të dalë nga kriza.

"Ne mund të dëshmojmë se jemi në gjendje ta ndryshojmë vendin. Kjo është e rëndësishme për një të ardhme pozitive, edhe për të ardhmen e rinisë. Është në dorën tonë. Ne e kemi forcën për ta bërë këtë."- ka thënë Papadhimos.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar një seri reformash përpara se t`i japin Athinës një kredi prej 8 miliardë eurosh.
Në një deklaratë të martën, presidenti amerikan Barak Obama i vlerësoi si "të forta dhe të thella" lidhjet mes grekëve dhe amerikanëve, dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Greqinë në “këto kohë të vështira".
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit