Greqi - Kryebashkiaku i Athinës, Jorgo Kaminis tha se ka qenë viktimë e një sulmi fizik nga disa persona të dielën mbrëma. Gjithashtu ai pohoi se agresorët i shkatërruan edhe makinën e tij personale. 

Në videon e transmetuar në televizionin grek Antena 1 shikohen mjaft qartë që Kaminis ndihmohet nga rojet e tij që i largohet këtij sulmi. Më pas ai transportohet me një motor nga një bodyguard i tij. 

Kryebashkiaku i Athinë ka akuzuar për këtë incident Themis Balasopoulos, kryetarin e sindikatës së puntorëve që ka frymëzuar këtë akt të shëmtuar të dhunës. Ndërsa Balasopoulos ka hedhur poshtë akuzat duke sygjeruar se “fashistët” janë përgjegjës për sulmin e të djelës.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)