ATHINË, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ - SYRIZA dhe partia "Grekët e pavarur" propozuan për postin e presidentit Prokopis Pavlopulos, 64 vjeç.
Njoftimi u bë sot nga kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një takimi të grupit parlamentar të partisë.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Saqelaridhis njoftoi se raundi i parë i zgjedhjes së presidentit do të bëhet nesër pasdite, në orën 17:30 GMT.
Pavlopulos, profesor i së drejtës administrative dhe ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e Kostas Karamanlisit (Demokracia e re) do të zëvendësojë presidentin aktual, Karolos Papulias.
Sipas kushtetutës greke, për zgjedhjen e presidentit të republikës, zhvillohen tre raunde. Në dy të parët kandidati duhet të marrë 200 vota, ndërsa në të tretin 180, në parlamentin prej 300 vendesh./ a.jor.









