Greqi, tërmet i fuqishëm në
ishullin e Kretës, s’ka viktima

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur banorët e ishullit grek të Kretës dhe ata të ishullit të Gavodos.

Tërmeti i cili ka goditur 30 minuta pas mesnatës, ka pasur një magnitudë prej 5.3 ballë të shkallës Rihter dhe e ka pasur epiqendrën 420 kilometra në jug të Athinës, në një thellësi prej 16 kilometrash.

Lëkundjet e tërmetit janë ndier në të gjithë ishullin e Kretës, ndërkohë specialistët e Organizmit Antisizmik shprehen se shkak i tërmet ka qenë lëvizja e pllakave tektonike të Afrikës dhe Europës.

Greqia prej disa ditësh është goditur disa herë nga tërmetet, ku në ishullin Kos, tërmeti i disa ditëve më parë shkaktoi dy viktima dhe plagosjen e rreth 100 personave.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit

Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit