Athinë- Të shtëna armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën Emmanuele Benaki pranë sheshit ‘Exarchia’ në kryeqytetin grek.
/Shqiptarja.com
Nga raportimet e policisë greke mësohet se fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Sipas medieve lokale të shtënat kanë alarmuar banorët e zonës të cilët kanë thënë për to se të shtënat kanë ardhur pas një grindjeje mes dy personave.
Bëhet me dije se policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e të shtënave me armë zjarri.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










