Greqi, të shtëna pranë zyrës së
Pasok, autoritetet: Akt terrorist

Greqi, të shtëna pranë zyrës së<br />Pasok, autoritetet: Akt terrorist<br>
Selia e partisë opozitare greke, Pasok, është sulmuar pasditen e sotme me armë zjarri në Athinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Harilao Trikupi”, numër 50, në kufijtë e lagjes Eskarqia.

Policë që ndodheshin të stacionuar pranë zyrave të subjektit politik njoftuan në radio se një person po u afrohej me duart e drejtuara dhe qëlloi 3-4 herë me një pistoletë, që nga hetimet ka rezultuar e tipit “Tokarev”.

Nga sulmi nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që mësohet se agjentët nuk iu përgjigjën zjarrit të agresorit. Në vijim, personi në fjalë u largua nëpër rrugicat e lagjes Eksarqia dhe deri në orët e mbrëmjes nuk është bërë ende i mundur identifikimi i tij.

Autoritetet kanë deklaruar se bëhet fjalë për akt terrorist, ku të dyshuarit kryesorë janë celulat e mbetura të organziatave ekstremiste marksiste që operojnë në vend.

Akti terrorist është dënuar nga i gjithë spektri politik grek, me kryeministrin Aleksis Tsipras që e ka cilësuar “një akt të dënueshëm terrorist”, të porositur sipas tij nga fraksione që duan të provokojnë tension.

Vlen të përmendet se Pasok dhe partitë e tjera të qendrës së majtë kanë paralajmëruar bashkimin e tyre në ditët e ardhshme dhe zgjedhjen e një kryetari të përbashkët, që do të drejtojë qendrën e majtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online