GREQI – Të paktën 22 migrantë mbyten në detin Egje’


ATHINË, 30 tetor /ATSH-AFP/ - Të paktën 22 migrantë, në mesin e së cilëve 13 fëmijë, u mbytën dje në mbrëmje në brigjet e ishujve grekë Kalymnos dhe Rodos, pas mbytjes së dy anijeve të ardhura nga Turqia, ndërsa 144 të tjerë mundën të shpëtonin, njoftoi policia portuale greke.
"Në brigjet e ishullit Kalymnos, trupat e 19 migrantëve u gjetën sot në mëngjes, në mesin e tyre gjashtë gra, tetë fëmijë dhe dy foshnje, viktima të anijes së mbytur mbrëmjen e djeshme, sipas dëshmive të para, në bord ndodheshin rreth 150 persona", bëri të ditur policia portuale.
Forcat e shpëtimit mundën të nxirrnin në sipërfaqe 138 të mbijetuar dhe po vijojnë punën për gjetjen e personave të zhdukur./ /v.b/  a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit