Greqi, thesari i fshehur i detit Jon
Përfitimet nga nafta 427 miliardë €

GREQI - Deutsche Bank në një raport të saj ka publikuar sot se sasia e gazit dhe e naftës, e cila gjendet në detin Jon, në jug të ishullit të Kretës vlerësohet të jetë me vlerë 427 miliardë euro. Ndërkohë që nga kjo vlerë e jashtëzakonshme, përfitimi i shtetit grek do të jetë me vlerën 214 miliardë euro, ose 107% e PBK.

Raporti i bankës gjermane thotë gjithashtu se qeveria greke ka kryer studimet sizmike në zonë, ndërkohë që rezultatet e para priten në vitin 2013.
Ajo nënvizon gjithashtu faktin që përllogaritjet për 3.5 triliardë metra kub gazi natyror, me vlerë prej 427 miliardë eurosh ne jug të Kretës, ende nuk janë të vërtetuar plotësisht, pasi vijnë nga gjetjet e gazit natyror në Mesdheun Lindor, në fushën Levantine, e cila shtrihet në zonën detare ndërmjet Qipros, Turqisë, Sirisë, Izraeli, Libanit dhe Egjiptit.

Përsa i përket afateve kohore se kur do të hyjnë në arkat e shtetit grek fitimet nga këto burime natyrore të gazit e të naftës, mendohet se do të jenë pas 8-10 vjetësh, me parakushtin që të vërtetohen këto burime gazi e nafte në fushat detare në jug të Kretës, janë analoge me ato të fushës Levantine, të cilat përllogariten nga USGS (Shërbimi Gjeologjik Amerikan) në 3.3 triliardë metra kub.

Sipas shtypit grek, banka gjermane nënvizon faktin se rezultatet e kërkimeve sizmike që kanë filluar ndërkohë në detin Jon pritet që të japin rezultatet e para në vitin 1013, dhe atëherë mendohet se vlera reale e naftës dhe e gazit në Jon, do të kalojë 430 miliardë euro.
Duke pasur parasysh faktin që 25% e tyre do të shkojë për pagesën e kostos së kërkimeve dhe 25% e kësaj vlere do të shkojë për fitimin bruto të firmave të huaja që do të merren me kërkimet, nxjerrjen dhe shfrytëzimin e sasisë së naftës e gazit, atëherë 50% e sasisë së naftës ose 214 miliardë euro do të jetë përfitimi i Greqisë nga këto burime naftëmbajtëse.

Kjo shumë i korrespondon 107% të PBK dhe pritet që të hyjë në arkat greke rreth vitit 2020, pra në kohën kur është vendosur afati kohor për zbutjen e borxhit grek dhe kthimin e tij në nivelet e 120% të PBK.

Vlerësohet se sasia e naftës dhe e gazit në detin Jon do t’i mjaftojë Evropës për të paktën 30 vjet që të plotësojë nevojat e saj energjetike e në karburante.
Ndërkohë që parashikimet për sasinë e gazit shkojnë në 15 triliardë metra kub.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv një hoteli në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu

Vendosi eksploziv një hoteli në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu