Greqi, Totozani viziton burgun e
grave, vuajnë dënimin 43 shqiptare

Greqi, Totozani viziton burgun e<br />grave, vuajnë dënimin 43 shqiptare
THIIVA- Avokati i Popullit gjatë vizitës së tij në Greqi, me ftesë të homologes greke, Calliope Spanou, ka vizituar një nga burgjet helene, ku vuajnë dënimin 43 gra shqiptare.
 
Në ditën e fundit të vizitës së tij, Igli Totozani ka shkuar në burgun e grave në Eleona të Thivës, ku është njohur më problematikat që ndeshin të burgosurat shqiptare.
 
Ndër problemet që paraqitën qytetaret shqiptare ishin: mungesa e librave dhe literaturës në gjuhën shqipe; kërkesa për transferim, për të realizuar dënimin në Shqipëri; si dhe pamundësia financiare për të paguar avokat mbrojtës dhe për të kryer shërbime të caktuara.
 
Për të gjitha problemet e ngritura nga emigrantët, nga vizita në burgje, apo të dala në takime dypalëshe, Avokati i Popullit do të ngrejë një grup pune, për të përgatitur rekomandimet përkatëse për Ministrinë e Jashtme shqiptare si dhe një raport të posaçëm për Parlamentin e ri.
 
Kjo është hera e parë që të burgosurat shqiptare që vuajnë dënimin në Greqi, vizitohen nga një zyrtar shqiptar.
 
Ndërsa, në njoftimin e zyrës së shtypit të Ombudsmanes për mediat greke, pas përfundimit të takimit mes Avokatëve të Popullit të dy vendeve thuhet se “Të dy avokatët diskutuan çështje që u përkasin shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi, të cilat përbëjnë objekt të çështjeve individuale, ose dhe probleme më të gjera siç janë për shembull: njohja e periudhës së punësimit të tyre për përfitimin e pensioneve, apo çështja e toponimeve në certifikata, e cila krijon probleme veçanërisht tek fëmijët që kanë lindur në Greqi”.
 
Të dy institucionet u bëjnë thirrje institucioneve kompetente të të dyja vendeve për të gjetur sa më shpejt të jetë e mundur zgjidhjen më të përshtatshme, duke e parë çështjen nën prizmin e një interesi legjitim për këta fëmijë.
 
Në këtë kontekst ata u takuan dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar, me të cilët diskutuan për shqetësimet e tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin