GREQI - Zyrtarët grekë bënë të ditur se bisedimet me Trojkën mbi pushimin nga puna të 12 e 500 punonjësve nga administrat publike ka rinisur pasdite. 

Pas një takimi katër-orësh mes ministrit të Reformës Administrative, Kiriakos Micotaqis dhe Trojkës, të premten, zyrtarët greke thanë se negociatat u mbajtën «në një klimë të mirë» dhe se bisedimet të tjera do të mbaheshin rreth orës 17.00

Sipas planit pritet deri në fund të këtij viti, të pushohen direkt 5 mijë mësues dhe 3 500 punonjës të policisë bashkiake.  Ndërkaq edhe 2500 punonjës të Ministrisë së Arsimit dhe 1500 punonjës të qeverisjes qëndrore. Gjithashtu në këtë listë nuk përfshihen punonjësit e pushuar të radio-televizionit publik, ERT.

Këto reforma në administratën publike është një nga kushtet kryesore, që i janë vënë Greqisë, në këmbim të lëvrimit të kësteve të ndihmës financiare. Guvernatori i Bankës së Greqisë, Jorgos Provopoulos, i cili është bashkuar bisedimeve do të paraqesë edhe një përditësim mbi zhvillimet lidhur me rikapitalizimin e bankave greke.
 
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)