Ai ka refuzuar përpjekjet e liderve të PASOK-ut dhe Demokracisë së Re për krijimin e një qeverie të shpëtimit kombëtar, duke theksuar se ajo do të jetë një përpjekje për “shpëtimin e marrëveshjes me BE” dhe në këtë mënyrë do të shkelin mbi vullnetin e popullit.
Alexis Tsipras, kreu i SYRIZA, qe mori 16.78 përqind të votave duke fituar 52 vende në parlamentin grek, i cili ka gjithsej 300 deputetë vuri në dukje pesë pikat ku do të fokusohen diskutimet e tij për krijimin e qeverisë së re.
1-Anulimi i menjëhershëm i të gjitha masave që cojnë drejt varfërimit të qytetarëve greke, sic janë shkurtimet e pensioneve dhe pagave.
2-Anulimi i menjëhershëm i të gjitha masave që minojnë të drejtat themelore të punëtorëve si: heqja e marrëveshjeve kolektive të punës.
3-Shfuqizimin e ligjit për imunitetin e deputetëve ndaj ndjekjes penale.
4-Një hetim në bankat greke, dhe publikimi i menjëhershëm i kontrollit të kryer në sektorin bankar grek.
5-Krijimi i një komiteti ndërkombëtar auditimi për të hetuar shkaqet e deficitit publik të Greqisë.
Në përpjekjen e tij për krijimin e qeverisë Cipras mori sot mbështetjen e së majtës demokratike të Fotis Kuvelis, I cili eshte pro anulimit te Memorandumit BE-Greqi. Ndërkaq është parashikuar që nesër të takojë Antonis Samaras, Evangelos Venizelos dhe kreun e Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos. Ndërsa Partia Komuniste e Aleka Papariga, ka refuzuar çdo bashkëpunim. Nëse edhe i SYRIZA dështon ashtu si Samaras në krijimin e qevrisë, mandate do t’I kalojë partisë së tretë, PASOK-ut të Venizelos.
TSIPRAS TE PAPULIAS PËR QEVERINË
Udhëheqësi i së Majtës Radikale në Greqi Aleksis Tsipras në orën 13.00 me orën tonë lokale u paraqit te Presidenti Papulias ku u mandatua për krijimin e qeverisë së re pas dështimit të përpjekjeve një ditë më parë nga lideri I Nea Demokracias Antonis Samaras. Kreu i SYRIZËS ka deklaruar se do t’i përdorë të tre ditët e afatit kushtetues për të formuar qeverinë. Ai sot ka ndryshuar qëndrim dhe është shprehur se do takojë dhe liderët e ND dhe PASOK. E përjashtuar në bisedimet e tij do jetë vetëm partia neonaziste e Chrysi Avgi .
SAMARAS DOREZOI DJE MANDATIN
Samaras dje dorëzoi mandatin të Papulias ndërkohë që u shpreh në një intervistë në Televizion grek : Ne e bëmë gjithçka mundëm, por nuk arritëm. Sipas Kushtetutës greke udhëheqësi i partisë së parë në zgjedhje ka tre ditë afat për krijimin e qeverisë. Nëse kjo nuk arrihet mandati i kalon palës tjetër. Nëse sërish nuk ka rezultat atëherë të drejtën e fiton partia e trëte në renditje. Ndërkohë dje pas një takimi me Samaras kreu i SYRIZËS, Tsipra përjashtoi formimin e një qeverie uniteti me ND. duke përsëritur se rezultatet e zgjedhjeve treguan se grekët refuzuan politikat e kursimit.
VOTAT E PARTIVE
Në zgjedhjet e së dielës
Demokracia e Re fitoi 18.85% të votave
Syriza fitoi 16.78%
PASOK fitoi 13.8%
Greket nacionalistë të pavarur 10.6%
Partia Komuniste fitoi me 8.48 %
Neonazistët Chrysi Avgi fituan 6.9%
E majta Demokratike 6.11%
(jd/ns/shqiptarja.com)
