/ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se shpreson të punojë ngushtësisht me qeverinë e ardhshme greke, një ditë pas fitores së partisë së majtë radikale Syrisa në zgjedhjet e përgjithshme.
"E përgëzojmë Greqinë për zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të përgjithshme", i deklaroi AFP-së, Mark Stroh, zëdhënës i Këshillit të Sigurimit kombëtar, kabinet i politikës së jashtme të presidentit Barack Obama, aktualisht për vizitë në Indi.
"Shpresojmë të punojmë ngushtësisht me qeverinë e ardhshme", shtoi ai.
Jennifer Psaki, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, u shpreh se "Uashingtoni do të vazhdojë t'i mbështesë reformat e brendshme dhe përpjekjet ndërkombëtare për rimëkëmbjen ekonomike".
/Shqiptarja.com