Pjesëmarrja e kreditorëve privatë, që pranuan në fund të tetorit të fshinin 50% të kreditimit të tyre ndaj Athinës, "duhet të marrë fund në Greqi", këmbënguli Ackermann.
Zvicra bashkohet gjithashtu me deklaratat e drejtorit të përgjithshëm të BNP Paribas, Baudoin Prot, që deklaroi të enjten e kaluar se ulja e vlerës së borxhit në Greqi ishte "ushtrimi i fundit vullnetar" që ndërmerrte banka e tij për vendin.
"Ne duhet të rikthejmë besimin tek risku sovran, dhe kjo mund të bëhet vetëm duke marrë masa politike në shkallë vendi ... Unë nuk shoh zgjidhje tjetër", vlerësoi më tej bankieri më i fuqishëm i Gjermanisë.
Ackermann, 63 vjeç, ishte një ndër pjesëmarrësit kryesorë në negociatat e para evropiane për planin e ri të ndihmës për Greqinë, si presidenti i lobit financiar me influencë IIF. Ai konsultohet gjithashtu rregullisht nga kancelarja gjermane, Angela Merkel për çështjet financiere.
(s.g/atsh/shqiptarja.com)