Pas negociatatave dypalëshe midis Greqisë dhe Maqedonisë 30 000 grek kanë dalë në sheshin e qytetit në Selanik të Greqisë për të protestuar në orën 14:00 kundër emrit të Maqedonisë. 400 autobusë kanë transportuar protestuesit që janë mbledhur nga i gjithë vendi për të kundërshtuar përdorimin e emrit Maqedoni.

Gjatë protestës ka pasur përplasje të dhunshme midis policisë dhe protestueseve, disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Protestuesit kanë gjuajtur me gur, shkopinj dhe sende të forta në drejtim të policisë deri sa kjo e fundit ka përdoru gazlotësjellës për shpërndarjen pjesëmarrësve.