ATHINË - Një valixhe e dyshimtë për bombë jashtë godinës së Këshillit Ligjor në Greqi ka alarmuar autoritetet helene në orën 7:30 të mëngjesit të ditës së sotme. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke.

Sipas tyre mësohet se një kalimtar kishte parë valixhen e dyshimtë dhe menjëherë ka lajmëruar forcat e policisë pas dyshimit për bombë.

Forcat blu të policisë të mbërritura në vendngjarje kanë rrethuar zonën duke bërë edhe kontrollin dhe verfikimet në valixhen e dyshimtë të cilët treguan se nuk bëhej fjalë për bombë.

Nuk dihet ende identiteti i personit që mund të ketë lënë valixhen jashtë godinës së Këshillit Ligjor, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)