Ish-Ministri grek i Financave, Janis Varufakis lajmëroi krijimin e një lëvizje politike të majtë pan-europiane. Nga Berlini, Varufakis deklaroi se dezintegrimi i shpejtë i Europës duhet të marrë fund. Ndërkohë, paralajmëroi se lëvizjet nacionaliste në kontinentin e vjetër mund të shkaktojnë fragmentarizim politik, të ngjashëm me atë të viteve ‘30.