Greqi, vazhdojnë përplasjet mes
refugjatëve, përleshje me thika

Greqi, vazhdojnë përplasjet mes<br />refugjatëve, përleshje me thika
Përleshjet mes refugjatëve në Greqi kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme. Emigrantë të kombësive të ndryshme janë përplasur fizikisht duke përdorur edhe mjete të tjera si thika, shkopinj dhe gurë. Si pasojë disa persona janë plagosur në kokë dhe transportuar në spitalin e Kios, ku po marrin mjekimin e duhur.

Policia ka ndërhyrë duke hedhur granata tymuese për të shuar konfliktin. Shkak i protestave është kërkesa e tyre për mos tu kthyer në Turqi.

Situata është mjaft e tensionuar në Greqi, ndërsa vetëm gjate orëve të fundit kanë hyrë 200 emigrantë në vend.

Ndërkohë marrëveshja enënshkruar mes Ankasrasë dhe Bashkimit europian do të nisë të implementohet ditën e hënë,pasi më 4 prill është parashikuar edhe kthimi mbrapsht i valës së parë perj 500 emigrantësh nga greqia në Turqi.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari