ATHINE-  Është shuar mbrëmë regjisori i madh grek Theodhoros Agjelopulos. Ai humbi jetën pasi u përplas nga një motor teksa po kalonte rrugën në Drapetsona, ku kishte vajtur për të bërë xhirimet filmit “Deti tjetër”.

77-vjeçari ishte regjisori me i shquar grek i filmit kinematografik. 

Në 40 vjet te krijimtarise se tij ka xhiruar 19 filma dhe është nominuar 49 herë. Midis çmimeve më të mëdha kinematografike është Çmimi i Madh i Jurisë në Kanë me filmin “Veshtrimi i Odiseut”, 1996,ku një pjesë e filmit zhvillon ngjarjet në Korçë.

Në 1999 fiton Palmën e Artë në Kanë me filmin “Një përjetësi dhe një ditë”, ku ne rolin e dytë interpreton një fëmijë i vogël nga një familje emigrantësh shqiptarë në Athine.

Angjelopoulos ka qenë i ftuari special i edicionit të shtatë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë , ku u nderua me çmimin e karrierës.
(sg/shqiptarja.com)