GREQI- Një 15-vjeçar shqiptar u arrestua në Greqi sepse vidhte qirinjtë dhe paratë që hidheshin në kishë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari 15-vjeçar është arrestuar nga ana e departamentit të policisë lokale të Elasonës sepse kishte vjedhur një sasi të vogël parash, si dhe qirinjtë e kishës.
Shqiptari 15-vjeçar është arrestuar në mes të ditës nga ana e departamentit të policisë lokale dhe gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se 4 ditë më parë ai kishte vjedhur përsëri qirinjtë në kishë.
Ai u shoqërua në Prokurorinë e Verias, i akuzuar për vjedhje në mënyrë të përsëritur dhe aty gjeti prindërit e tij, të cilët ishin arrestuar për neglizhim të fëmijës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com