KORINTH - Një shqiptar 33-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Korinthit në Greqi, pasi akuzohet për vrasjen e një rumuni.

Arrestimi i tij është bërë ditën e sotme nga policia. Ngjarja ku humbi jetën rumuni 54-vjeçar ka ndodhur në banesën ku jetonin të dy në zonën e Loutraqit.

Policia greke ka bërë të ditur se, vrasja me thikë ka ndodhur pas një sherri mes dy emigrantëve.

Por sherri ka degjeneruar edhe në përdorjen e armëve të ftohta dhe i riu shqiptar ka qëlluar disa herë rumunin duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pas kësaj, i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Korinthit, por ai nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve duke gjetur vdekjen disa orë më vonë.

Pas kësaj ngjarjeje, policia nisi kërkimet duke vënë në pranga edhe të dyshuarin për krim. Ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e sherri që përfundoi me vrasjen.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)