Greqi, vrasin shqiptarin
të birin ia goditën ne thikë

Greqi, vrasin shqiptarin<br />të birin ia goditën ne thikë
ATHINE- Një emigrant shqiptar është vrarë me plumb në kokë, ndërsa djali i tij 3 vjecar është ekzektuar me thikë, në Kalamata të Greqisë.

Mediat vendase bëjnë të ditur se 35 vjeçari dhe djali i tij 3 vjeçar janë gjetur te vdekur pasditen e së martës në makinën e tyre e cila kishte rënë në kanal.

Burri është vrarë me plumb në kokë, ndërsa janë gjetur dhe goditje të forta në kokë, ndërsa fëmija me shenja në fyt.

Ka qenë një kalimtar që ka kaluar afër makinës, e cila ndodhej nën ujerat e lumit Pamisu dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Në zonë emigranti njihej me emrin Filip Mezani dhe të gjithë flasin për një njeri familjar, të rregullt dhe shumë punëtor. “Jetonte prej 15 vitesh në Plati dhe e kishim si djalin tonë. Punonte me sezone, herë në Plati dhe herë në Kiparisia. Nuk i bënte bisht punës. Ishte njeri aktiv dhe i gjithë fshati Plati e respektonte dhe e donte si fëmijën e tij,” tha kryetari i komunës Plati për Albnow, zoti Jorgos Xhavaras.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma