GREQI - Mediat greke kanë raportuar këtë të enjte se një 36-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në qytetin Artemida në rajonin e Atikës.
Sipas medieve helene, ngjarja ka ndodhur në datën 4 mars, por njoftimi është bërë zyrtar vetëm ditën e sotme. Raportohet se ndaj 36-vjeçarit është qëlluar pesë herë me pistoletë në një rrugicë pranë varrezave të qytetit.
Ditën e vrasjes, viktimës iu gjet një dokument i falsifikuar me emër të rremë. Në dokumentin që iu gjet, kishte identitet grek, por me fotografinë e tij.
/Shqiptarja.com

(Lajmi i publikuar në mediat greke)
Policia dyshoi se të dhënat mund të ishin të ishin të pavërteta dhe verifikuan shenjat e gishtërinjve të viktimës. Rezultatet treguan se 36-vjeçari është një shtetas shqiptar, por emri i tij nuk është bërë me dije nga policia greke.
Viktima u gjet fillimisht i plagosur rreth orës 17:00, dhe ndërroi jetë më vonë në spital. Autoritetet janë duke hetuar për të identifikuar autorët e vrasjes dhe për të zbardhur shkaqet.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com