ATHINE- I ngjashëm me zarfa të tjerë bombë që ishin dërguar edhe më parë nga bashkëpunimi i grupeve FAI dhe Celulat e Zjarrit, është zarfi që shpërtheu të dielën në mbrëmje të banesën e një gjykatësi në Holargo të Athinës, sipas burimeve policore.
 
Sipas të dhënave të para, gjykatësi merret me çështje të terrorizmit. Zarfi përmbante një dosje brenda të cilës gjendej një detonator dhe një seri baterish 1,5 volt.
 
Zarfin ia dorëzoi gjykatësit një fqinj që mbante korrespondencën e tij, pasi ky i fundit mungonte.
 
Sapo gjykatësi e mori zarfin, e konsideroi të dyshimtë dhe e flaku në erë. Kur zarfi ra përtokë shpërtheu, pa shkaktuar dëme apo lëndime.
 
Sipas informacioneve, si dërgues i zarfit paraqitej organizata joqeveritare “Mjekë pa Kufij”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se nga ishte kryer postimi.
 
Mbeturinat e zarfit po ekzaminohen në laboratorët e kriminalistikës, ndërsa hetime po kryen edhe shërbimi antiterrorist.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)