GREQI-Autoritetet greke kanë zbuluar gjatë mbrëmjes së të hënës, tetë pako-bombë të cilat ishin gati për tu dërguar nëpërmjet postës.
Pakot janë zbuluar pas kërkimeve në zyrën postare në Krioneri të Athinës dhe mësohet se dy prej tyre kishin në shënjestër, kreun e Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem dhe komisionerin evropian për ekonominë, Pierre Moscovic.
Disa ditë më parë një bombë e ngjashme, ju dërguan nëpërmjet postës ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble dhe një tjetër në zyrat e FMN-së, ku u plagos edhe një punonjës gjatë hapjes së saj.
Ndërkohë edhe në tetë pakot-bombë, të gjetura në zyrën postare në Athinë, është përdorur i njëjti mekanizëm shpërthyes si në dy bombat e dërguar disa ditë më parë në adresë të Schauble dhe zyrave të FMN-së..
Sulmet e disa ditëve më parë me pako-bombë ndaj ministrit gjerman të Financave dhe zyrave të FMN-së, i kanë marrë përsipër grupi “Komploti i Celulave të Zjarrit”.
Ndërkohë i njëjti grup ka realizuar sulme të ngjashme edhe gjatë vitit 2010, ku nëpërmjet postës ju dërguan bomba zyrtarëve të lartë europianë, mes të cilëve, Angela Merkel, Silvio Belruskoni dhe Nikola Sarkozi.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com