Greqi, zjarr në kampin e
refugjatëve, vdesin 2 persona

Greqi, zjarr në kampin e<br />refugjatëve, vdesin 2 persona
Një emigrante nga Iraku rreth të 60 dhe nipi i saj vetëm 6 vjeç humbën jetën pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmjen e djeshme kampin e refugjatëve në ishullin grek Lesbo në Greqi. 

Lajmi konfirmohet nga mediat greke të cilat citojnë burime policore. 

Të paktën 12 persona të tjerë mbetën të plagosur dy prej të cilëve të gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit por sipas të dhënave të para dyshohet se shkak i shpërthimit ka qënë një bombul gazi të cilën gruaja që humbi jetën po mundohej ta ndizte.

Më pas flakët u shpërndanë në të gjithë kampin.

Shpeshherë në kampin e refugjatëve janë regjistruar edhe përplasje mes policisë, banorëve të ishullit dhe emigrantëve .

Në kampet e ngritura në Lesbos janë strehuar afërsisht 6 mijë refugjatë, duke tejkaluar edhe limitet e strukturës.

Refugjatët janë strehuar në Greqi pas akordit të arritur mes Unionit dhe Turqisë. Pjesa më e madhe e emigrantëve është në pritje të përgjigjes pas kërkesave për azil.

[gallery]19847[/gallery]

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë