Greqi, zjarret kërcënojnë sërish
Athinën, evakuohen banorë

ATHINE - Zjarrfikësit grekë janë duke u përpjekur sërish për të shuar flakët e një zjarri shkatërrues në periferi të Athinës verilindore, rreth 20 kilometra larg nga kryeqyteti grek.

Zjarri shpërtheu në orët e vona të së hënës në Varibobi, rrëzë malit Parnitha dhe flakët u përhapën me shpejtësi falë temperaturave të larta dhe motit të thatë.

Autoritet lokale kanë evakuar banorët e zonës për arsye sigurie pasi zjarri po kërcënon shtëpitë e tyre. Zjarrfikësit, vullnetarë dhe banorë kanë punuar gjatë gjithë natës për të kontrolluar zjarrin, pasi aeroplanët dhe helikopterët nuk mund të përdoreshin për shkak të errësirës.

Në zonë janë dërguar dhjetë aeroplanë, që mbartin ujë, tre helikopterë, 61 automjete dhe 122 zjarrfikës të cilët po luftojnë ende me flakët. Për fatin e mirë deri tani nuk ka të plagosur apo viktima por vetëm disa ullishte të djegura dhe shtëpi të dëmtuara.

Zjarret e verës janë të shpeshta në Greqi, pasi favorizohen nga temperaturat përvëluese, thatësirat dhe erërat e forta. Zjarret më të këqija në kujtesën e grekëve janë ato të vitit 2007 ku mbetën të vrarë 65 njerëz.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan