Greqia ka dërguar ditën e sotme dy avionë, të cilët kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve në Dropull dhe Finiq.
Avionët janë të llojit Canadair dhe do të asistojnë për të shuar flakët që kanë rënë që prej dy ditësh në këto dy zona.
Këte e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes në rrjetet sociale, Niko Peleshi,ndërsa ka shprehur mirnjohje për gaditshmërinë nga Greqia.
"Avionët grekë vijnë si mbështetje për Shqipërinë nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe bashkohen me përpjekjet e Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, personelit të emergjencës civile dhe strukturave lokale që kanë luftuar flakët atje prej 2 ditësh. Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për t'i sjellë avionë qeverisë italiane dhe asaj kroate", shkruan ai.
Ndërkohë, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë Dropull.
Për shuarjen e tyre po punojne 2 avionët e ardhur nga Greqia, ndërsa forcat zjarrëfikëse të Dropullit janë në gatishmëri të ndërhyjnë nëse flakët avancojnë në zonën urbane.
Bashkia e Dropullit ka qenë nën kërcënimin e zjarreve gjatë dy ditëve të fundit.
Një zjarr i madh ka rënë në një parcelë të mbjellë me grurë në fshatin Humelicë të Gjirokastrës. Për pasojë është shkrumbuar i gjithë prodhimi i pakorrur. Sipas informacioneve paraprake zjarri është i vënë qëllimisht.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë arritur ta vendosin nën kontroll situatën, në mënyrë që flakët mos të përhapen në parcelat e mbjellë me dru frutorë dhe arrore.
Ndërkaq policia po punon për kapjen e zjarrvënësit.
-
Politika shqiptare e pa ftyre
Përgjigju -
ngelet duke ju servilosur Greqis e pastai pse Belerat tradhetoin e duan te shesin territoret shqipetare hajduta e te pa interesuar per nje komb te fort!
Përgjigju-
Nuk eshte momenti te arsyetosh kot se koti. Greqia dhe Turqia qe jane armiq te jetuar per shume arsye, shume here ndihmojne njera tjetren. Thuaj flm per ndihme fqinjit e leri gjepurat. Nese ke arsye te tjera, kritikoje e vazhdo te jesh kunder Greqise. Por jo ne kete rast. Tregon vetem sa eshte perhapur injoranca ne Shqiperi.
-
-
Ku janë klerikët fetar,Krijusi i gjithsis i ka tgjitha tpa shterrshme,asgja nuk jepë falas,duhet ta fitojmë shiunë,rregullat jan pse nuk po i zbatojnë npraktik,thashe themet jan dalë prej mode,o ju vajtus të gjorë,argumentet sna lanë me gabu,kur doni të baheni Njerëzor ?
Përgjigju












Komente
Komento