GREQI - Perspektivën e ekonomisë greke që të rikthehet gradualisht në kursin e zhvillimit nga viti 2014, por edhe progresin e Greqisë në zbatimin e programit të dytë të përshtatjes ekonomike, vë në dukje Komisioni Europian, në raportin që publikoi lidhur me rezultatet e vlerësimit të dytë të memorandumit grek, që u realizua nga Trojka Europiane në periudhën 27 shkurt deri 11 prill.

Në raportin prej 247 faqesh, Komisioni Europian ka konkluduar se financat publike të vendit po përmirësohen në mënyrë konstante, rilapitalizimi i sektorit bankar ka avancuar në nivel të kënaqshëm dhe se po vazhdon realizimi i reformave të rëndësishme strukturore.

Ndërkaq, raporti vë në dukje se nevojiten më shumë përpjekje në fushën e administratës publike dhe sektorin tatimor.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)