BRUKSEL - Greqia dhe Eurozona arrijnë në një marëveshje për të shtyrë borxhin e Greqisë me 4 muaj. Edhe pse Greqia kishte kërkuar një shtyrje prej 6 muajsh, Eurozona ka pranuar për jo më shumnë se 4 muaj.

Kjo është ajo që u vendos sot nga Ministrat e Financës së Eurozonës në një takim të tretë jetësor për zgjidhjen e krizës së borxhit grek. Menjëherë pas takimit, Ministri holandez i Financave Dijsselbloem tha se kjo marëveshje është një rezultat mjaft pozitiv dhe se Athina ka siguruar se do të paguajë të gjitha borxhet e saj.

Kreu i Eurogrupit theksoi se marëveshja e së premtes ishte një hap i parë drejt procesit të ringritjes së besimit mes relative të Greqisë dhe BE-së. 

Nga ana e saj Greqia ka pranuar që të prezantojë një listë fillestare të masave të reformës të hënën e ardhshme.
Ndërkohë Ministri grek i Financave Janis Faruvakis tha se Greqia nuk kishte përdorur kërcënime dhe blofe, në lidhje me borxhin e akumuluar pas krizës financiare të 2008.

Faruvakis tha se Greqia ka kthyer një faqe drejt shmangies së masave repressive ndaj popullit të saj dhe se tashmë kishte ardhur koha për një “Marëveshje të re”(New Deal)

Greqia më herët i propozoi Eurogrupit për zgjatjen 6 mujore të programit të borxhit, në vend të rinovimit të marrëveshjes ekzistuese të borxhit të shpëtimit. Por Gjermania e refuzoi kërkesën e tyre dhe sot pritet të merret një vendim zyrtar mbi fatin e Greqisë në Eurozonë. Borxhi ekzistues i daljes nga kriza mbaronte në fund të muajit shkurt dhe Greqia mund të mbetej në rast të mos nënshkrimit të një marrëveshje të re.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)