Greqia e nis me vizat, Hoxhaj  
pranon Shengenin e parë

Greqia e nis me vizat, Hoxhaj  <br />pranon Shengenin e parë
PRISHTINE - Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj në shenjë simbolike, Hoxhaj ka pranuar vizën e parë Shengen të Greqisë në pasaportat e Kosovës, gjatë takimit lamtumirës me shefin e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos, njoftojnë mediat kosovare.

Në fjalën e tij ministri Hoxhaj theksoi se mbështetja e Greqisë për Kosovën ka qenë e pa kursyer dhe se shpreson se këto marrëdhënie do të kulmojnë me njohje ne Kosovës nga ana e shtetit helen.

“Edhe pse Greqia nuk e ka njohur Kosovën, raportet kanë qenë të shkëlqyera në nivelin institucional. Kanë ardhur duke u rritur dhe që do kulmojnë me njohje. Greqia e ka mbështetur Kosovën në anëtarësimin në disa organizata, dhe po lobon tani për MSA-në dhe liberalizmin e vizave” tha Hoxhaj.

Nga ana e tij Moschopolus tha se objektivi i Zyrës Ndërlidhëse Greke ka qenë të inkurajohen njerëzit që të kenë mundësi të jenë në kontakte të dyanshme, duke shtuar se Greqia kurrë nuk ka ndalur lëshimin e vizave për kosovarët.

“Sot kam nderin dhe kënaqësinë që e mbaj pasaportën e parë me vizë të tillë, që ne e kemi lëshuar ditë më parë, pra kjo vizë e re në pasaportën e ministrit Hoxhaj, është e rregullt,e zbatueshme për tërë zonën Shengen, duke përjashtuar Spanjën. Gjatë vitit të kaluar, ministri Hoxhaj ka pasur takime me ministrat grekë dhe ka bërë përpjekje maksimale për të trajtuar çështjen e lëshimit të vizave në një fazë të re, kështu që tani ne jemi në gjendje të lëshojmë viza në pasaportat e Kosovës dhe ato do të jenë të vlefshme në tërë zonën e Shengen-it, minus Spanjën” theksoi Moschopolus.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)