Greqia fillon testimin e detyrueshëm për punëtorët e pavaksinuar 

Në përpjekje për të rritur numrin e të vaksinuarve kundër COVID-19, Greqia prezantoi ditën e sotme iniciativën për testim të detyrueshëm javor për të gjithë punëtorët e pavaksinuar.

Punonjësit e sektorit publik dhe privat do të duhet të paguajnë për testet javore ose të kenë një certifikatë vaksinimi për të qenë në gjendje të punojnë, ndërsa fëmijëve të pavaksinuar në shkollat ​​e mesme që u hapën të hënën do t'u jepen komplete testimi të shpërndara me shpenzimet e qeverisë.

Kufizime të ngjashme do të zbatohen edhe në stadiumet sportive, muze dhe vende arkeologjike si dhe në kinema dhe restorante.

Rreth 56% e banorëve të Greqisë janë vaksinuar plotësisht, ndërsa norma mesatare e vaksinimit në vendet e BE është mbi 60%.

Greqia ka vendosur detyrim me vaksinim për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe lejon vaksinimin e fëmijëve duke filluar nga mosha 12 vjeçare.

Shtetrrethimet vitin e kaluar e çuan ekonominë në recesion, duke e tkurrur prodhimin e brendshëm bruto 8.2% vetëm në vitin 2020. Zyrtarët qeveritarë thonë se vendi nuk mund të përballojë edhe një shtetrrethim të dytë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI+VIDEO)

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI+VIDEO)