ATHINE - Greqia po nxiton për finalizmin e masave reformuese që do ta shpëtojnë atë nga falimentimi duke zgjatur me 4 muaj pagesën e brxhit ndaj huadhënësve ndërkombëtarë. Qeveria e re e majtë ka punuar edhe të dielën për hartimin e listës së masave e cila është fokusuar tek shërbimi civil dhe invazioni fiskal.

Këtë bëri të ditur ministri grek i shtetit, Nikos Pappas në një intervistë për kanalin grek "Mega". Qeveria e kryesuar nga Syriza, e zgjedhur në janar me një platformë për t’i dhënë fund masave shtrënguese jopopullore dhe negociimin e një marrëveshje më të mirë për vendin në Bruksel i kërkoi fillimisht BE-së 6 muaj kohë për të paraqitur një plan afatgjatë për reformat.

Në negociatat e së premtes që zgjatën për 11 orë, BE arriti një marrëveshje me Greqinë për t’i dhënë një afat 4 mujor për një paketë masash që do t’u prezantohet nesër kreditorëve. Ministri grek i financave Yanis Varoufakis, pas takimit me kabinetin qeveritar shprehu besimin se lista e reformave do të miratohet nga huadhënësit, Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)