GREQI - Black aut në Greqi për shkak të  votimit të projektligjit për reformimet në administratën publike që do të votohet nesër në mbrëmje, por edhe për shkak të vizitës së ministrit gjerman të ekonomisë, V. Soible në Athinë.

Qindra mijëra punonjës të sektorit publik, por edhe privat në Greqi manifestojnë rrugëve të Athinës dhe qyteteve të tjera të mëdha të Greqisë, duke dashur të shprehin kundërshtimin e tyre në lidhje me projektligjin që pritet të votohet nesër në mbrëmje në parlamentin grek. Sipas këtij multiprojektligji me mbi 130 nene, hapet rruga, jo vetëm për reformimin e administratës publike, por edhe për largime të menjëhershme nga puna të qindra mijëra punonjësve të sektorit shtetëror e publik.

Deri në fund të vitit shifra e punonjësve të larguar nga puna do të jetë 15.000 punonjës, një shifër kjo marramendëse, po të përllogaritësh moshën, dhe specialitetet e këtyre punonjësve të sektorit publik, por edhe faktin se kjo shifër, pavarësisht premtimeve për marrje në punë në sektorë të tjerë, do t’i stohet armatës gjigande tëtë papunëve në Greqi.

Dhe aktualisht papunësia në Greqi ka kapur shifra rekord dhe është mbi 27%, ndërkohë që një punonjës duhet të punojë për të paguar pensonet e 5 pensionistëve dhe subvencionimet për 3 të papunë.

Aktualisht qendra e Athinës është e bllokuar nga mijërat e manifestuesve, të cilët i janë drejtuar parlamentit, nga vendet e ndryshme ku ishin grumbulluar paraditen e sotme. Në manifestimet e protestës veç sindikatave të nëpunësve shtetërorë, ADEDY, Konfederatës së Sindikatave greke GSEE, marrin pjesë edhe sindikatat e mësuesve, policëve bashkiakë, mjekëve dhe infermierëve, sindikatat e transporteve publike rrugore, portuale dhe ajrore.

Në grevën 24 orëshe marrin pjesë edhe gazetarët, me grevë 4 orëshe. Probleme ka transporti në Greqi, rrugor, ajror, hekurudhor dhe detar. Disa qindra fluturime janë anulluar, sikundër edhe shumë anije nuk janë nisur në destinacionet e tyre nëpër ishuj, apo jashtë Greqisë. TRAINOSE ka anulluar shumë destinacione në zonat kryesore të Greqisë.

Me urdhër të policisë greke, sot kanë qenë të mbyllur stacionet e etrosë në qendër të Athinës, nga frika e trazirave e rrëmujërave.
Në orën 19.00 pritet që të ketë manifestimin kryesor GSEE dhe ADEDY, ne sheshin Syntagma, ku do të zhvillohet edhe një koncert. Kulmin manifestimet do ta arrijnë nesër, kur edhe do të votohet multi-projektligji në parlament.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)