Greqia hap rrugën për importin e
kanabisit mjekëso

Me anë të një vendim të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Shëndetësisë, Greqia i ka hapur rrugën importit të barnave të aprovuara dhe të produktit të kanabisit për përdorim mjekësor.

Njoftimi është bërë i ditur nga vetë kryeministri grek Aleksis Tsipras gjatë një vizite të zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë ku i është referuar edhe legalizimit të kanabisit mjekësor, një iniciativë sipas tij që mendohet të ketë rezultate pozitive si në aspektin e trajtimit mjekësor të sëmundjeve, ashtu dhe në atë të investimeve.

Sipas Tsipras ky vendim lejon futjen në vend të barnave farmaceutike me bazë kanabisin që përdoren për rastet që kanë provuar dobi klinike për një shumëllojshmëri të sëmundjeve të tilla si dhimbje kronike, dhimbje neuropatike, çrregullime të aparatit tretës për shkak të kimioterapisë, anoreksisë etj.

Zbatimi i këtij vendimi kërkon një numër proçedurash të tjera administrative, të cilat do të ndihmojnë që pacientet të kenë akses të drejtpërdrejt dhe pa humbur kohë për këto lloj barnash.

Në Greqi për vite me radhë mijëra pacientë që nuk mund të siguronin në mënyrë të ligjshme barna me bazë kanabisin mjekësor, por përpiqeshin ti gjenin ato në rrugë jo të ligjshme.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Reshje dhe temperatura maksimale deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot

Reshje dhe temperatura maksimale deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot