/ATSH-DPA/ - Greqia u paraqiti sot partnerëve të saj evropianë të eurozonës propozimin për zgjatjen edhe me gjashtë muaj të huasë së saj, njoftoi qeveria e vendit ballkanik."Qëllimi ynë është përfundimi sa më shpejt i kësaj marrëveshjeje", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Sakellarides.Dje, ministri grek i Financave, Janis Varoufaqis tha se propozimi do të kënaqte si palën greke ashtu edhe Eurogrupin."Vendimi përfundimtar do të merret të premten", theksoi ai.Qeveria e majtë greke kërkon zgjatje të huasë dhe jo program masash shtrënguese.Koha e shlyerjes së këstit të huasë nga ana e eurozonës skadon në fund të muajit.