Greqia i pret pensionin
3500 minoritarëve
Nuk dorëzuan në kohë dokumentet. Gati 17 130 pensionistë me banim në Shqipëri por me origjinë greke, u regjistruan të marrin pension nga qeveria greke.
ATHINE- Greqia i pret pensionin 3500 pensionistëve me banim në Shqipëri, që kanë vërtetuar me dokumente pranë autoriteteve helene, se kanë origjinë greke.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri grek i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Jorgos Kutrumanis. Vendimi është marrë pasi pensionistët nuk kishin depozituar, brenda afatit ligjor dokumentacionin e kërkuar pranë Entit Grek të Siguracioneve të Bujqësisë (OGA).
Sipas ministrit grek, Kutrumanis janë "17 130 pensionistë nga Shqipëria që kanë depozituar dokumentet për marrjen e pensionit, me vlerë 360 euro.
Nga këta, në 3 500 raste u krye ndërprerja e dhënies së pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore".
VERIFIKIMI Ministria greke e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore ka bërë me dije se OGA kishte bërë regjistrimin dhe verifikimin e të gjithë pensionistëve shqiptarë që përfitojnë pension nga OGA, me vlerë 360 euro. Një nismë e tillë ishte bërë në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve përmes llogarive bankare.
"Në kuadër të verifikimit u kërkuan për këtë kategori pensionistësh dokumente të reja siç është letërnjoftimi i ri shqiptar dhe pasaporta biometrike si dhe certifikata lindjeje dhe gjendjeje familjare", thuhet në shkresën e ministrit.
"Sipas të dhënave që ka kompjuterizuar OGA, 17 130 persona, pensionistë nga Shqipëria u depozituan dokumente për pension. Nga këta, në 3 500 raste u krye ndërprerja e dhënies së pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore".
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35