TIRANE - Vetëm pak orë nga ajo që analistët e quajtën “lufta e 72 orëve” në Siri, Greqia po bën "llogarinë" e luftës. Sipas analistëve të çështjeve strategjike, Athina kërkon të shfrytëzojë maksimalisht përfitimet nga konflikti sirian, sikundër po përgatitet t’i bëjë ballë efekteve të padëshirueshme të reagimit të botës arabe.
Pas dhënies së “Ok” për shfrytëzimin e bazave në Suda të Kretës, bazës të Aktios në Prevezë, por dhe vënies në dispozicion të makinerisë amerikano-britanike të luftës të gjithë aeroporteve në gjithë vendin, Greqia tashmë ka bërë publike se lakmon një rol edhe më aktiv në rindërtimin e Sirisë.
Burime pranë qeverisë greke, bëjnë me dije se Athina është e vendosur të mos humbë më shanset e humbura të luftës së Kosovës apo të Libisë, ndaj dhe kryeministri grek Samaras ka kërkuar prej presidentit amerikan Obama gjatë takimit që patën në Uashington në fillim të gushtit, akses të Athinës në fondet për rindërtimin e Sirisë. Gjithashtu, Athina zyrtare po shikon mundësinë e forcimit të marrëdhënieve me Izraelin dhe Egjiptin, si dy prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe strategjikë në Mesdheun Lindor.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com