Greqia kërkon ''një formulë''
me bankat për fshirjen e borxhit

Greqia kërkon ''një formulë''<br />me bankat për fshirjen e borxhit
ATHINE- Greqia kërkon së bashku me kreditorët e saj privatë një formulë për të garantuar sukses në operacionin e këmbimit të borxhit që do të mundësojë fshirjen e borxhit të konsiderueshëm, theksoi sot shefi i Agjencisë së menaxhimit të borxhit publik (PDMA), Petros Christodoulou.

"Ne po kryejmë bisedime, po kërkojmë formulën (...) duhet një zgjidhje që garanton pjesëmarrjen e bankave dhe organizmave financiarë në këtë operacion'', konfirmoi Christodoulou, i cili po ndjek një turne informacioni për investitorët.

Christodoulou theksoi se ishte i mundur një takim gjatë kësaj jave për këmbimin e pikëpamjeve dhe fillimin e negociatave me drejtuesin e Institutit Ndërkombëtar të Financave, Charles Dallara, protagonist i Greqisë dhe zonës euro në emër të sistemit bankar botëror.

Dallara, i cili mbërriti sot në Athinë për t'u takuar me kryeministrin e ri, Lucas Papademos dhe ministrit të Financave, Evangjelos Venizelos, do të vazhdojë gjithashtu takimet me bankat'', konfirmoi Christodulou.

"Çdo investitor ka nevoja të ndryshme, bankat franceze mund të duan diçka dhe banka të tjera diçka tjetër, ne duhet të operojmë për një reduktim të borxhit'', theksoi Cristodoulos.
(atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Emri i tij u përdor për t’iu marrë para biznesmenëve, reagon Pjerin Ndreu

Emri i tij u përdor për t’iu marrë para biznesmenëve, reagon Pjerin Ndreu