Greqia kërkon shtyrje të afateve
të planit të masave ekonomike

Greqia kërkon shtyrje të afateve<br />të planit të masave ekonomike
Kryeministri grek, Adonis Samaras do të kërkojë një shtyrje të afateve të planit të masave ekonomike për Greqinë, gjatë një takimi me Angela Merkel dhe François Hollande javën e ardhshme, në Berlin, njofton ''Financial Times''.

Samaras do të diskutojë me kancelaren gjermane dhe presidentin francez dhe do të sugjerojë që shkurtimet që duhen arritur në shpenzimet publike të bëhen përgjatë katër viteve dhe jo dy siç është parashikuar, sipas një dokumenti një kopje të të cilit e zotëronte edhe e përditshmja ekonomike britanike.

Qeveria tripartiake greke, e kryesuar nga konservatori Adonis Samaras dhe e mbështetur nga socialistët dhe e majta e moderuar, aktualisht po përpiqet të realizojë me sukses një paketë masash ekonomike dhe kursimesh prej 11,5 miliardë eurosh për vitet 2013 dhe 2014, që nuk ka fare popullaritet madje ka kundërshtime nga qytetarët grekë, por që është kërkuar nga kreditorët e fendeve të shpëtimit në këmbim të vazhdimit të ndihmës së tyre fiananciare nga vendit helen.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra