ATHINË - Ministria e Jashtme greke ka dënuar sulmin me armë kimike të bërë në Siri. “Greqia e dënon në mënyrë të qartë dhe absolut krimin dhe përdorimin e armëve kimike në Siri”, - thuhet në deklaratën e ministrisë greke, të publikuar në ëebin zyrtar të saj. Në deklaratë shprehet mendimi i qeverisë greke për zgjidhjen e situatës së krijuar në Siri.
 
“Greqia mendon që kjo situatë duhet të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këmbëngul mbi nevojën për të mbrojtur procesin politik”, theksohet në deklaratë.
 
“Qëndrimet e vendit tonë janë formuluar në bazë të së drejtës ndërkombëtare; respektimi i të drejtave të njeriut, mbrojtjes së interesave kombëtare strategjike në një rajon me shumë fronte të hapura; nevojën për të sinkronizuar qëndrimin tonë për çështjet e tjera kritike, të tilla si stabiliteti në Egjipt, detyrimet e vendit tonë në kuadër të OKB, BE, NATO dhe marrëveshjet tona dypalëshe”, shkruan Ministria e Jashtme e Greqisë.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)