BRUKSEL - Burime zyrtare nga Brukseli kanë bërë me dije se Greqia do të kërkojë zgjatjen më gjashtë muaj të programit të ndihmës.
Sipas afateve të parapërcaktuara programi i ndihmës për Greqinë duhej të përfundonte zyrtarisht më 28 shkurt. Kërkesën për zgjatje të programit, Greqia pritet që ta kërkojë zyrtarisht sot.
Ministri i financave të gjermanisë Wolfgang Schaeuble iu rikthye çështjes duke argumentuar edhe njëherë konfirmimin e asaj që ka thënë dje në konferencën për shtyp Presidenti i Eurogrupit, holandezi Jeroen Dijsselbloem se për momentin gjithçka është në dorë të Athinës.
“Nuk ka asnjë plan B për Greqinë dhe nuk ka alternativa të tjera.”- tha ai.
Vendimi i Athinës për shtyrje të programit të ndihmës është marrë pas ndërprerjes së dialogut me Eurogrupin gjatë ditës së djeshme.
Vendet e Eurogrupit ndërkohë kanë sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për kërkesat e Greqisë lidhur me borxhet.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com