Greqia kryqëzon Hahn: Tërhiqe
gënjeshtrën, s’ka çështje çame

Greqia kryqëzon Hahn: Tërhiqe<br />gënjeshtrën, s’ka çështje çame
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Johannes Hahn është sulmuar ashpër nga Athina zyrtare për shkak të qëndrimeve të tij në Parlamentin Evropian ditën e mërkurë, ku tha se çështja çame duhet të zgjidhet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Jashtme e Greqisë nuk i ka kursyer fjalët jo diplomatike dhe vendosjen me shpatulla pas murit të komisionarit Hahn. Në deklaratë thuhet se çështja çame nuk ekziston, dhe deklarata e Hahn konsiderohet një gënjeshtër e papranueshme. ”Deklarata e komisionerit Johanes Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. Siç dihet, çështja çame është inekzistente dhe si e tillë, kurrë nuk është pranuar si objekt negocimi, midis qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë. Komisioneri Hahn, me përgjigjen e tij të gënjeshtërt, tregon se nuk ushtron rolin dhe detyrat e tij në bazë të parimit të asnjanësisë, në mënyrë që të avancohet interesi i përbashkët i unionit, siç parashikohet në nenin 17 të Konventës së Lisbonës. Që tani i është kërkuar dhe është i detyruar në bazë të rolit të tij institucional të japë shpjegime të menjëhershme, bindëse përsa i përket përmbajtjes së papranueshme dhe të gënjeshtërt, të përgjigjes së tij të kontestuar”-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Greke.

Reagimi i PDIU
Kryetari i partisë Drejtësi, Integrim e Unitet Shpëtim Idrizi ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë e cila i kërkoi Johannes Hahn që të tërheqë deklaratën e tij për çështjen çame, ku ka thënë se reagimi i MJ greke ngjan si përgjigja e të fortit të lagjes e arrogancë e papranueshme e groteske. “Keqardhje e madhe për një vend të BE e vendin e Aristotelit. Reagimi i MJ greke më ngjan si përgjigja e të fortit të lagjes e arrogancë e papranueshme e groteske. I keqardhur për Qeverinë e sotme Greke që më detyron të them që është njësuar e mbron krimet e bandave vrastare të Napolon Zervës. E ftoj Qeverinë Greke të distancohet nga krimet kundër njerëzimit e kompleksi i Makbethit. Deklarata e Komisionerit Han është një shuplakë për nacionalizmin grek vërteton se çështja çame nuk është as çështje dypalëshe e as shumëpalëshe, por çështje themelore e të drejtave të njeriut,”-thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Debati në Bruksel
Komisioneri Johahens Hahn zhvilloi të mërkurën në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ku u cek dhe Shqipëria. Eurodeputetja greke Maria Spyraki drejtuar komisionerit për Zgjerimin, Hahn dy pyetje: “A e konsideron Komisioni veprimet e kësaj partie (PDIU) në qeveri në frymën e fqinjësisë së mirë, kjo duke qenë dhe një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë?  A do të marren parasysh ngjarjet e mësipërme në raportin e progresit për Shqipërinë”?”. Përgjigjja e komisionarit Hahn ishte shumë e qartë. “Komisioni vuri në dukje ngjarjet pozitive se frekuenca e vizitave të nivelit të lartë mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Greqisë është rritur. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më të mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”, iu përgjigj Komisioneri Hahn.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh