Zëdhënësi i partisë konservatore greke ”Demokracia e Re”, që humbi zgjedhjet parlamentare të 25 janarit, Kostas Karagunis deklaroi se “përshëndesim qeverinë e vogël me 40 ministra të zotit Aleksis Tsipras”.
Zëdhënësi i kësaj partie që drejtohet nga ish-kryeministri Antonis Samaras, tha për qeverinë e re se është pa destinacion dhe me ekuilibra të brishtë midis komponentëve të ndryshëm, brenda dhe jashtë SYRIZA-s.
“Shprehim shqetësimin tonë të thellë për pjesëmarrjen në qeveri të personave që kanë shprehur qëndrime të rrezikshme për zhvillimin ekonomik, privatizimet, anulimin e investimeve, madje dhe kufij të hapur për çdo emigrant”, shtoi zëdhënësi.
“Demokracia e re’ është prezente për të gjykuar, për të vlerësuar, por edhe për të penguar politika të dëmshme për interesat kombëtare dhe qytetarët grekë, veçanërisht në momentet kritike që po vijnë”, përfundon zëdhënësi Karagunis.
Ndërkohë, PASOK-u vëren se qeveria e re do të vlerësohet nga puna dhe jo nga përbërja, ndërsa ”Lumi” komenton se, me disa përjashtime, është një skemë e keqe qeveritare./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com