Greqia lehtëson procedurat për
nënshtetësinë, çfarë ndryshon
Greqia do ndryshojë mënyrën dhënies së nështetësisë duke thjeshtëzuar dhe përshpejtuar procesin. Rregullat e reja për dhënien e nënshtetësisë janë një lëvizje që sipas ministrit të Brendshëm të Greeqisë, Panos Skurletis u jep mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë.
Greqia do ndryshojë mënyrën dhënies së nështetësisë duke thjeshtëzuar dhe përshpejtuar procesin. Rregullat e reja për dhënien e nënshtetësisë janë një lëvizje që sipas ministrit të Brendshëm të Greeqisë, Panos Skurletis u jep mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke pritet që në radhë të parë të ndryshojë ligji aktual, duke futur një dispozitë që saktëson se çdo shtetas i huaj që ka mbi 12 vite me leje qëndrimi në Greqi ka të drejtë që të marrë nënshtetësinë helene. Po kështu syhonet që të ulet koha që duhet për të marrë nënshtetësinë. Aktualisht koha që duhet varion nga 2 deri në 6 vite pas aplikimit dhe synohet që me procedurat e reja ajo të bëhet brenda 1 viti. Një tjetër risi do të jetë edhe ndryshimi I mënyrës së pyetjeve që u nënshtrohen aplikantët për nënshtetësi.
Ministri Skurletis sqaroi se ndryshimi prek dhe mënyrën e intervistimit të kandidatit në një procedurë të thjeshtuar për evidentimin e personave të integruar në shoqërinë greke. Sipas procedurës së re do të krijohet çdo vit një “rezervuar” me 300 pyetje-përgjigje të cilat do të jenë në databaze-n e ministrisë. Nëpunësit do të jenë të detyruar që të marrin 30 pyetje vetëm nga ky fond për provimin nga e cila kalon ai që u përgjigjet me sukses të paktën 20 pyetjeve. Kjo bëhet për të shmangur parregullsitë, pasi është vënë re se ka raste favorizimi me pyetje të lehta apo raste që jepen qëllimisht pyetje shumë të vështira.
“Duam me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit.Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre. Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e shtetësisë.Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin shtetësinë”, ka deklaruar dje ministri i Brendshëm grek.
Duhet theksuar se ky ndryshim është një lajm shumë I mirë për shumë emigrant shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh në Greqi. Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme greke në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë. Sipas statistikave 174.394 nënshtetesi janë dhënë që prej vitit 2011 deri me 2017. Nga këto 93 % e përfituesve janë nga Shqipëria.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14257
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Në Peshkopi trashësia e borës i kalon 35 cm, i bllokuar bypass i Murrizit! Në Shkodër bora izolon fshatrat malorë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari, pronar i një mobilierie u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Pistë hetimi, konfliktet brenda rrethit familjar
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46