Greqia dhe kreditorët ndërkombëtarë ranë dakord për politikat shtrënguese të cilat do t'i hapin rrugën lëvrimit të këstit të tretë të kredisë.
Marrëveshja u arrit në mesnatë pas një numri të madh negociatash të cilat parashikojnë masat që duhet të votohen në Parlamentin grek.
Masat shtrënguese të parashikuara parashikojnë uljen e kufijve të të ardhurave nga 8.636 në rreth 6 milionë euro dhe disa të ardhura më shumë për një liberalizim të disa sektorëve të ekonomisë dhe në veçanti të tregut të energjisë .
Sipas marrëveshjes Greqia do të aplikojë më tepër politika shtrënguese.
Pas firmosjes së memorandumit, në vitin 2020 do të ketë rregullim të tatimeve mbi të ardhurat. Ndërkohë përmes këtyre masave parashikohet që të kursehet një shumë prej 3.6 miliardë euro.
Ndërsa në mesin e pikave të rëna dakord thuhet se janë, privatizimi i sektorit të energjisë dhe reforma në tregun e punësimit.
Në rast se marrëveshja finalizohet, Qeveria e Greqisë planifikon të çojë në parlament gjatë muajit maj, një sërë ligjesh të cilat do të jenë përgatitore në lidhje me reformat e reja.
Nga ana tjetër pritet që në takimin e Eurogrupit më 22 maj në Bruksel, të miratohet dhe kësti i ri i kredisë. Paketa e Eurogrupit do të jetë një kalim vendimtar per daljen e vendit nga kriza.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com