Greqia mban frymën, vota
vendos për të ardhmen e vendit

Greqia mban frymën, vota <br />vendos për të ardhmen e vendit
ATHINË – 700.000 grekë do ta ndryshojnë votën e tyre sot në krahasim me votën e hedhur në 6 maj. Shifra vjen nga një sondazh që bën publik Antena1, sipas të cilit 40% e votuesve kanë thënë se ditën e sotme do të votojnë ndryshe.

Ndërkohë presioni nga ana e BE ka qenë i fortë, duke kërkuar pothuaj hapur që elektorati të votojë Demokracinë e Re ose PASOK, partitë që kanë premtuar se do t’u përmbahen kushteve të vëna nga vendet e eurozonës për masat shtrënguese.

Presioni më i madh vjen nga Gjermania, me kancelaren Merkel që theksoi dje se “nuk mund të ndodhë që në fund të proçesit ata që nuk respektojnë një marrëveshje të tërheqin gjithë të tjerët prej hunde, kjo nuk mund të pranohet”.

Akoma më e ashpër ka qenë gazeta gjermane Bild, që ka shkruar një letër të hapur drejtuar grekëve: “Nesër keni zgjedhje, por nuk keni zgjidhje. Nëse nuk i doni miliardat tona, mund të votoni cilin klloun të doni, majtas apo djathtas. Por ka dy vjet ama, që në bankomatet tuaja ka euro, sepse jemi ne që fusim euro në to. Nëse partitë që kërkojnë prishjen e marrëveshjes fitojnë zgjedhjet, ne nuk do vazhdojmë të japim eurot tona”.

Sipas pritshmërive, gara e sotme zhvillohet mes Demokracisë së Re, që kërkon zbutjen e kushteve të marrëveshjes, por i qëndron në parim asaj dhe radikalëve të majtë të SYRIZA-s që kërkon rishkrimin e të gjitha kushteve të borxhit.

Proçesi i votimit mbyllet në orën 18.00 me orën tonë dhe menjëherë më pas priten exit-pollet e para. Më vonë, pas orës 20.30 priten rezultatet paraprake bazuar mbi numërimin real të votave.

Dita e votimit deri tani po shkon e qetë, me përjashtim të një granate që është hedhur pranë selisë së TV SKAI nga dy persona me motor. Granata nuk ka shpërthyer dhe policia me specialsitët xhenierë ka mbërritur në vendngjarje. Në ishullin Zakinthos një i ri ka qëlluar me pistoletë në ajër jashtë qendreës së votimit dhe më pas është larguar.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur