ATHINE- Greqia merr sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Evropian, me një buxhet modest dhe me pritje edhe më modeste nga vendi ballkanik.
Me marrjen e kësaj detyre, Qeverisë greke do t`i duhet të drejtojë mbledhje të shumta, negociata dhe gjithashtu 13 seanca të Këshillit të Ministrave në Athinë.
Të vetëdijshëm se shumica në Union i shohin grekët si komb, që për shkak të borxhit dhe korrupsionit ka tërhequr edhe shtete të tjera në krizë ekonomike dhe financiare, ata premtojnë se kryesimi i tyre do të jetë spartan.
Për shpenzimet që kërkon presidenca e radhës, Athina ka caktuar një buxhet rekord të ulët me vlerë vetëm 50 milionë euro, që është 10 milionë më pak nga ai i Irlandës, që dorëzon presidencën.
Në mënyrë drastike është ulur edhe numri i nëpunësve në misionin grek pranë BE-së.
Jozyrtarisht, diplomatët grekë mënjanimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian e justifikojnë me mosmarrëveshjet shumëvjeçare të Athinës me Maqedoninë për emrin dhe me Turqinë për Qipron.
Por ndërkohë Greqia vazhdon të jetë në krizë, me një papunësi 27% dhe një rekord negativ. Deputeti grek Konstantinos Karagkounis, e ka cilësuar gjendjen në Greqi, si një “katastrofë humanitare”.
Gjatë një takimi të zhvilluar në Bruksel me Presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, kryeministri grek Antonis Samaras, bëri një pasqyrë të prioriteteve kryesore të Greqisë si presidente e radhës e BE-së.
Samaras u shpreh se Athina do të nxisë rritjen ekonomike dhe kohezionin social të Evropës dhe gjithashtu do të kujdeset për politikën e refugjatëve në Bashkimin Europian.
Në rend të ditës do të jetë edhe tema të tilla si agjencia për mbrojtjen e kufijve FRONTEX apo konsultime të grupit të punës për Mesdheun.
Redaksia online
(ata/sg/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com