ATHINE- Pavarësisht protestave popullore ligjvënësit grekë miratuan mesnatën e së dielës projektbuxhetin për vitin 2013 i cili parashikon masa të reja drastike shkurtimesh. Buxheti mori 167 pro ndërsa ishte një parakusht i vendosur ndaj Athinës nga BE dhe FMN me qëllim çeljen e fondit të ndihmës prej 31.5 miliard euro.
Për disa orë deputetët u përfshinë në diskutime të ashpra në lidhje me përmbajtjen e buxhetit. Në Athinë më shumë se 10 mijë njerëz protestuan në ambientet e jashtme të parlamentit. Ndërkaq, ministrat e Financës së Eurozonës pritet të diskutojnë çështjen e krizës greke në një takim të radhës në Bruksel. Kryeministri grek Antonis Saramas i cili do të marrë pjesë në këtë samit, më herët paralajmëroi se nëse nuk jepet kësti i rradhës, Athina brenda pak ditësh nuk do të ketë më para.
Korrespodenti i rrjetit BBC sqaronte se buxheti në vetvete është treguesi i krizës së thellë në të cilën është futut ky vend. Lideri i grupimit opozitar Syriza thotë se buxheti përmban shkurtime të cilat e bëjnë të pamundur për qytetarët që të kalojnë dimrin siç duhet. "Ndaj ne themi se ju jeni të rrezikshëm për këtë vend", tha Alexis Tspiras duke ju drejtuar qeverisë e cila sipas tij është e paaftë për të negociuar me partnerët ndërkombëtar. Lideri i PASOK-ut Evangelos Venizelos paralajmëroi partnerët evropianë se çdo shtyrje në akordimin e fondit të radhës do të krijontë një gropë në eurozonë. "Vendi është në limite", insistoi ai.
(dm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com