Prej tre ditësh autoritetet Greke mbajnë të ndaluar anijen “Leith” të nisur nga Shqipëria prej portit të Durrësit me destinacion Libinë. Sipas mediave shkak i këtij ndalimi është dyshimi se kjo anije që shihni në foto me flamur të Sierra Leones e tonazhit të lartë Cargo ka në bordin e saj armë.
Informacionet janë kaluar policisë Greke nga shërbimet inteligjente Franceze, por deri më tani kontrolli nuk ka arritur të gjej armë në bordin e saj.
Hetimet për këtë rast janë të hapur dhe pritet që e gjithë sasia e çimentos e ngarkuar Cargo në anije të shkarkohet në portin Katakolo dhe të kryhet kontroll i imtësishëm.
Po ashtu të ndaluar mbahen dhe 15 anëtarët e stafit të anijes përfshi kapitenin dhe marinarët. Anija është nisur nga Porti i Durrësit më 24 maj në ora 21:43 minuta dhe dy ditë më pas ajo ka mbërritur në portin grek Katakolo dhe ku është ndaluar. Anija transportonte 2700 ton çimento për në Tobruk të Libisë.

(Anija e nisur nga Durrësi e ankoruar në portin e Katakolos në Greqi prej mbrëmjes së 26 majit)

(Të dhënat për anijen me flamurin e Sierra Leone)

(Pozicionet e lëvizjes së anijes ditët e fundit pas nisjes nga porti i Durrësit)

(Anija e ankoruar në portin Katakolo në Greqi)

(Anija me flamurin e Sierra Leone)
Redaksia Online
s.m/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO